Nga 2 maji, Zvicra heq të gjitha kufizimet e hyrjes

22.04.2022

Udhëtarët nga jashtë së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve të zakonshme, që kanë vlejtur para pandemisë, transmeton albinfo.ch. Më 2 maj, pra, do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit. Kështu, sipas një […]

Nga 2 maji, Zvicra heq të gjitha kufizimet e hyrjes Foto: Ilustrim

Udhëtarët nga jashtë së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve të zakonshme, që kanë vlejtur para pandemisë, transmeton albinfo.ch. Më 2 maj, pra, do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit.

Kështu, sipas një njoftimi në twitter të bërë në mbrëmjen e të enjtes (sot) nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër, shkruan srf.ch.

Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.

Jo të gjithë të huajt që duan të vijnë nga këto vende për të qëndruar deri në tre muaj në Zvicër pa leje, mund ta bëjnë këtë për momentin. Kjo vlen, për shembull, për turistët dhe njerëzit që kërkojnë një punë.

Do të ketë edhe më tutje kufizime për lëshimin e vizave.