Ukraina dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje sigurie në Kiev

12.01.2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak, nënshkruan të premten një marrëveshje sigurie midis dy vendeve në Kiev. Zelensky e përshkroi atë si një “marrëveshje të paprecedentë sigurie”. Mediat lokale e cituan atë të ketë thënë se marrëveshja do të mbetet në fuqi derisa Ukraina të bashkohet me NATO-n. Rishi Sunak tha se […]

Ukraina dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje sigurie në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak, nënshkruan të premten një marrëveshje sigurie midis dy vendeve në Kiev.

Zelensky e përshkroi atë si një “marrëveshje të paprecedentë sigurie”. Mediat lokale e cituan atë të ketë thënë se marrëveshja do të mbetet në fuqi derisa Ukraina të bashkohet me NATO-n.

Rishi Sunak tha se donte të dërgonte një “sinjal të fortë” të mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, raporton theguardian.

“Ne jemi një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës, veçanërisht kur bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës ushtarake” ka shtuar Sunak

Gjithashtu ai tha se është i kënaqur që gjendet këtu sot për të njoftuar se kemi rritur ndihmën. Ne po veprojmë përpara se të skadojë me një angazhim të ri prej 2.5 miliardë paund (rreth 3 miliardë euro) – më shumë se sa kemi dhënë në vitet e mëparshme.

Etiketat