Linja e parë ajrore evropiane që do të peshoi pasagjerët e saj

13.02.2024

Nuk është vetëm valixha juaj që peshohet në aeroportin e Helsinkit.Linja ajrore finlandeze Finnair tashmë ka filluar të peshojë pasagjerët e saj përpara se të nisen.

Linja e parë ajrore evropiane që do të peshoi pasagjerët e saj Foto: Ilustrim

Matja për pasagjerët do të filloi nga prilli deri në maj. Linja ajrore përdor të dhënat e mbledhura për të përcaktuar peshën mesatare të mysafirëve të saj.

Kjo synon të parandalojë mbingarkimin e avionëve. Duke mbledhur të dhëna për peshën e pasagjerëve dhe bagazhin e tyre të dorës, linja ajrore përcakton vlerat e saj mesatare.

“Të dhënat e mbledhura nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me informacionin personal të klientëve tanë” ka thënë Satu Munnukka, kreu i proceseve tokësore në Finnair.