Priten anulime të fluturimeve në Aeroportin e Cyrihut, punonjësit e shërbimit tokësor hyjnë në grevë

22.08.2025

Një situatë kaotike pritet të shkaktohet sot në Aeroportin e Cyrihut, ku punonjësit e kompanisë së shërbimit tokësor Airline Assistance Switzerland (AAS) kanë shpallur grevë.

Priten anulime të fluturimeve në Aeroportin e Cyrihut, punonjësit e shërbimit tokësor hyjnë në grevë Foto: Ilustrim

Ky vendim mund të çojë në anulime të shumta fluturimesh dhe vonesa të konsiderueshme për mijëra pasagjerë.

Greva pritet të nisë në orën 14:00, duke paralizuar operacionet për dhjetëra fluturime. Sipas gazetës zvicerane Blick, aeroporti është në dijeni të situatës dhe po ndjek me kujdes zhvillimet, transmeton urgjent.com.

Kompania AAS është përgjegjëse për shërbimet e trajtimit në tokë për disa linja ajrore, duke përfshirë Chair, Air Serbia, Eurowings, Pegasus, Lot, Air Cairo, Air Montenegro dhe GP Aviation. Sipas të dhënave të aeroportit, nga ora 14:00 deri në fund të ditës, AAS duhet të menaxhojë gjithsej 35 fluturime.

Nuk është ende e qartë se cilat fluturime specifike do të preken nga greva. Për këtë arsye, udhëtarët këshillohen të informohen drejtpërdrejt nga linjat e tyre ajrore për të marrë detaje rreth statusit të fluturimit të tyre.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More