Von der Leyen mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor

para 15 dite

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka organizuar një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar agjendat e reformave, që janë parakusht për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.

Von der Leyen mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor Foto: Ilustrim

Nga Kosova ka marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në këtë drekë pune, shtetet e rajonit janë përfaqësuar nga kryeministrat, pos Serbisë e cila u përfaqësua nga presidenti.

Për këtë shkroi edhe vetë von der Leyen në një postim në X ku tha se gjashtë vendet i takojnë Europës dhe se për këtë po punojnë.

“Sot prita liderët e gjashtë [vendeve] partnere të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Europës. Kjo është për çfarë po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo.