Sot mblidhen katër komisione parlamentare

23.01.2024

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka Miratimin e Raportit vjetor të Punës së Komisionit për vitin 2023, Miratimin e Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022, Shqyrtimin […]

Sot mblidhen katër komisione parlamentare Foto: Ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka Miratimin e Raportit vjetor të Punës së Komisionit për vitin 2023, Miratimin e Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022, Shqyrtimin e i Planeve Vjetore të Përformancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit dhe disa pika të tjera.

Njëherësh, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot mblidhet në orën 14:00, në rend dite ka disa pika ndër të cilat edhe Shqyrtimin ei Raportit Vjetor të Punës së Komisionit për vitin 2023 si dhe Shqyrtimin e raportit përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Mbledhje sot ka edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. Njëra ndër pikat e kësaj mbledhje është edhe