Kuvendi i Suharekës miraton deklaratën “JO NË EMRIN TIM”

29.09.2026

Kuvendi i Komunës së Suharekës ka miratuar sot, më 29 shtator 2026, deklaratën me titull “JO NË EMRIN TIM”, pas diskutimeve në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kuvendi i Suharekës miraton deklaratën “JO NË EMRIN TIM” Foto: Ilustrim

Përmes kësaj deklarate, Kuvendi shpreh mospajtimin e tij me aktgjykimin dënues të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në deklaratë theksohet respektimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor, ndërsa njëkohësisht shprehet qëndrimi se përgjegjësia personale penale duhet të provohet me prova të qarta, konkrete dhe përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Kuvendi gjithashtu e cilëson luftën e UÇK-së si vazhdimësi të luftës për liri dhe çlirim, të lindur nga rrethanat e represionit, dhunës, vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Me këtë deklaratë, Kuvendi i Komunës së Suharekës shpreh mbështetjen për mesazhin “JO NË EMRIN TIM” në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More