Bizneset Vende Pune Ofertat

Kurti: OJQ-të dhe bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale

Kurti: OJQ-të dhe bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale

20.11.2023 Aktuale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në takimit e sotëm me OJQ-të dhe bizneset, ka njoftuar se nga tani këto dy të fundat do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale. Sipas tij, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cënueshme.

“Për herë të parë në Kosovë, qeveria jonë mundëson që organizatat jo-qeveritare dhe bizneset të regjistrohen e të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale”, ka thënë Kurti.

Përtej statusit si ndërmarrje publike ose private, ai ka theksuar se nëpërmjet këtij vendimi nevojat e cënueshme të shoqërisë do të marrin adresë.

“Lehtësirat të cilat do t’iu ofrojnë ndërmarrjeve sociale e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cënueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por edhe mirëqenia”, ka deklaruar kryeministri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale. Përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

“Ndryshe nga bizneset tradicionale të cilat kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni, ato pranojnë edhe lehtësira përgjatë operimit”, ka theksuar Murati.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Kurti takon Lord Stuart Peach, flasin për gjendjen e sigurisë dhe procesin e dialogut

Kurti takon Lord Stuart Peach, flasin për gjendjen e sigurisë dhe procesin e dialogut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, për takimin e gjashtë ndërmjet tyre këtë vit.

Çështjet të cilat u diskutuan sot ishin marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit dhe situata e sigurisë në vend, përkatësisht në kufirin me Serbinë pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë dy muaj më parë, dhe dislokimin përgjatë kufirit të sistemit kundër-ajror të ushtrisë serbe, e vetmja në Evropë që operon me armatim dhe sistem raketor kinez, sikurse ai FK-3.  

“U bisedua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por edhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel, si një hap dhe përpjekje e rëndësishme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë por edhe si mundësi e humbur për të nënshkruar marrëveshjen si garanci e zbatimit të plotë”, thuhet n[ njoftimin e Qeverisë së Kosovës. .

Kryeministri Kurti po ashtu  falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it. Theksoi se zbarkimi i një kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë në Kosovë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit, po i kontribuon situatës së sigurisë.

Kurti shkon në Prekaz në orën 18:30

Kurti shkon në Prekaz në orën 18:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhë në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz në orën 18:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, bën homazhe në​ Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz. VENDI: Kompleksi Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz. KOHA: 18:30”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Në mëngjes, homazhe në Prekaz kanë bërë presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, derisa Kurti ka qenë në Vlorë.

“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë