1.
Dyshohet për para të falsifikuara në Suharekë, nis hetimi nga Policia
05.06.2026
Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është raportuar në Suharekë. Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi ka bërë të ditur se kanë pranuar disa monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë sekuestruar nga organet e rendit për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Falsifikim i parasë” dhe hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse policore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
