Alarm në Trepçë: 63 minatorë mbeten të ngujuar në horizontin e 11-të

07.10.2026

63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës, pasi është djegur trafoja kryesore e këtij horizonti.

Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë duke punuar për nxjerrjen e minatorëve.

“63 minatorë janë ngujuar. Trafoja kryesore është djegur. Jemi duke punuar për nxjerrjen e tyre”, ka deklaruar Ibishi për Klankosova.

Minatorët aktualisht vazhdojnë të jenë të ngujuar, ndërsa ekipet në terren po punojnë për t’i nxjerrë në siguri.