ZYRTARE: Tamas Bruce është përforcimi i radhës i Golden Eagle Yllit
Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës. Kjo në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ardhshëm 2021/22. Drejtuesit e klubit suharekas së fundmi kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Tamas Bruce. Përforcimi i radhë i KB Yllit, Bruce është i gjatë 2020 […]
Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës.
Kjo në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ardhshëm 2021/22.
Drejtuesit e klubit suharekas së fundmi kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Tamas Bruce.
Përforcimi i radhë i KB Yllit, Bruce është i gjatë 2020 cm, dhe se së fundmi ishte pjesë e klubit JS Manazeh në Superligën e Tunizisë.
Ndërsa në sezonin e kaluar 2019/20, i njëjti ishte pjesë e Lipjanit, ku edhe kishte një performancë të mirë.