Ylli fiton me +70 pikë ndaj Istogut, merr pozitën e tretë në tabelë

07.03.2024

KB Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj KB Istogut, në duelin e javës së 23-të.

Ylli fiton me +70 pikë ndaj Istogut, merr pozitën e tretë në tabelë Foto: Ilustrim

Suharekasit shënuan fitore me epërsi të 70 pikëve, duke fituar me rezultat 133-63.

Me këtë fitore, suharekasit rrëmbejnë pozitën e tretë me 37 pikë, aq sa ka edhe Prishtina por me koshdallim më të mirë.

Në fundjavë, zhvillohet dueli pikërisht mes Yllit dhe Prishtinës, i cili mund të jetë determinues për pozitën e tretë.