Ylli i Golden State e humb kontrollin, e godet qendrën e Phoenixit

13.12.2023

Liga më e fortë në botë e basketbollit – NBA zakonisht na sjell spektakël dhe ekzibicione. Por, ndonjëherë ndodhin edhe momente të dhunës. Një e tillë u pa edhe mbrëmë në ndeshjen mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, shkruajnë mediat amerikane, përcjell “Gazeta Express”. Në fakt, ylli i Golden State, Draymond Green doli nga […]

Ylli i Golden State e humb kontrollin, e godet qendrën e Phoenixit Foto: Ilustrim

Liga më e fortë në botë e basketbollit – NBA zakonisht na sjell spektakël dhe ekzibicione.

Por, ndonjëherë ndodhin edhe momente të dhunës.

Një e tillë u pa edhe mbrëmë në ndeshjen mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, shkruajnë mediat amerikane, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, ylli i Golden State, Draymond Green doli nga kontrolli pasi e goditi në fytyrë qendrën e Phoenixit, Jusuf Nurkiq.

Me këtë rast, Green u përjashtua nga loja në çerekun e tretë dhe ai pritet të suspendohet me disa ndeshje për këtë gjest aspak sportiv.

Nurkiq ishte duke e mbuluar kundërshtarin kur e pësoi një goditje pas së cilës përfundoi në dysheme.

Kjo nuk është hera e parë që Green shkakton probleme pasi paraprakisht këtë sezon ishte suspenduar me pesë ndeshje kur e kishte goditur me grusht Rudy Gobertin, ndërsa ishte dënuar edhe me gjoba nga NBA për thyerje të rregullave.