PDK këtë muaj zgjedhë nënkryetarët dhe kryesinë e re
Tashmë pas konventes së 10-të të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku edhe është zgjedhur kryetar, Memli Krasniqi. Por kryesia e re, nënkryetarët dhe udhëheqësit e departamenteve ende nuk janë zgjedhur. Betim Gjoshi, sekretar elektoral i PDK-së ka deklaruar për IndeksOnline se muaji korrik, sipas dinamikës që ka prezantuar kryetari do ta gjejë PDK-në me […]
Tashmë pas konventes së 10-të të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku edhe është zgjedhur kryetar, Memli Krasniqi.
Por kryesia e re, nënkryetarët dhe udhëheqësit e departamenteve ende nuk janë zgjedhur.
Betim Gjoshi, sekretar elektoral i PDK-së ka deklaruar për IndeksOnline se muaji korrik, sipas dinamikës që ka prezantuar kryetari do ta gjejë PDK-në me kryesi të re.
“Ne të shtunën kemi mbajtur një konventë e cila i ka dhënë mbështetje vizionit të kryetarit të ri.
Kryetari në platformën e tij ka prezantuar edhe vizionin për kryesinë e re e cila do të zgjidhet gjatë këtij muaji”, ka thënë Gjoshi.
Pas zgjedhjes së Kryetarit, PDK kishte miratuar edhe një Deklaratë Politike e cila përmbante 23 pika.
Përmes kësaj Deklarate, PDK ka shprehur krenarinë për origjinën e saj politike që buron nga kauza për çlirimin e vendit dhe lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“PDK-ja me lidershipin e ri, do të reformohet për të avancuar agjendën politike në drejtim të ballafaqimit me pushtetin e papërgjegjshëm dhe keqqeverisjen aktuale.
Ajo synon të nxisë mobilizimin politik ku së bashku me qytetarët, të kufizojë qeverisjen e dëmshme dhe ta rikthejë qeverisjen e zhvillimit, emancipimit, dinjitetit dhe integrimit”, thuhet në deklaratën politik të PDK-së.