Projekt-vendimi për ndihmë të FC Ballkanit, Rrakaqi: Më e arsyeshme të ndihmohet me gjysmën e shumës sektori i shëndetësisë se sa një klub privat

29.06.2021

Është duke u mbajtuar seanca e radhës e Kuvendit të Asamblesë Komunale në Suharekë. Është hapur pika e dytë e shqyrtimit të projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit. E për këtë ka hapur diskutim kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuqi e që fjalën e mori asambleisti nga radhët e PDK-së, Jeton Rrakaqi. Rrakaqi ka thënë […]

Është duke u mbajtuar seanca e radhës e Kuvendit të Asamblesë Komunale në Suharekë.

Është hapur pika e dytë e shqyrtimit të projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit.

E për këtë ka hapur diskutim kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuqi e që fjalën e mori asambleisti nga radhët e PDK-së, Jeton Rrakaqi.

Rrakaqi ka thënë se shumë më e arsyeshme kish qenë të ndihmohet sektori i shëndetësisë me gjysmën e shumës së ndarë se sa të ndihmohet një klub privat.

Fjala e plotë e asambleistit, Jeton Rrakaqi:

Përshendetje të pranishëm, i nderuar kryetar, i nderuar kryesues, të nderuar përfaqësues të mediave, kolegë të asamblesë, të nderuar drejtorë të pranishëm.

Është hera e dytë që këtë vit bie një propozim i tillë pa konsulltim me shefat e grupeve parlamentare apo asambleistët e opozitës dhe të njëjtën kohë kërkohet mbështetje e tillë prej opozitës, sidomos për të dalë keq si opozitë, kinse ne jemi kundër një klubi futbollistik.

Të gjithë i kemi ndihmu Ballkanit sidomos si grup parlamentar kemi marrë iniciativa edhe për qendra sportive edhe për faljen e borgjeve të shpenzimeve siç janë: bërlloku e uji, e ligji spo ja lejojka faljen e borxheve, e ligji po ju lejojka për ti dhënë pare një klubi privat në këtë kohë pandemie, kur pushteti aktual e kryetari i komunës ankohet për mungesë të mjeteve.

Ne nuk jemi kundër ndihmës së Ballkanit, ne jemi kundër dhënies së kësaj vlere (80 mijë euro), sepse ka shumë klube tjera që na kanë bërë krenarë e që janë ndihmu shumë fare pak me nga 1500 euro.

I nderuar kryetar para këtij viti kemi vendos një vendim për rimbursimin e të gjithë personave që kanë vdek nga Covidi dhe që janë pozitiv me këtë virus të ndihmohen me nga 100 euro përkatësisht 200 euro për familje që kanë humb të dashurit e tyre, deri tash keni fillu me i pagu një numër shumë të vogël 12%.

A nuk është e arsyeshme të ndahen mjete për teknik dhe mjekë në CARITAS që bëjnë kujdestari sikur të gjithë ata që janë në rrogë, ndërsa pagesa dallin nga ata që janë me rrogë duke punuar me kontratë të rregullt shtetërore.

Shumë më e arsyeshme ka qenë të ndihmohet sektori i shëndetësisë të paktën me gjysmën e mjeteve që keni propozuar se sa ndihmohet një klub privat.

Nëse ka ndonjë obligim ligjor institucioni i Komunës edhe ne si përfaqësues të partive politike ose nëse ka ndonjë kërkesë për prezentim ndërkombëtar jo 80 mijë, por 180 mijë jemi në gjendje me ju mbështetë.