Brenda 24 orëve, 4 mijë e 439 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19
Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës. Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) çdo ditë kemi mbi 3 mijë të vaksinuar kundër këtij virusi. Brenda 24 orëve janë vaksinuar 4 mijë e 439 qytetarë e kanë […]
Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.
Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) çdo ditë kemi mbi 3 mijë të vaksinuar kundër këtij virusi.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar 4 mijë e 439 qytetarë e kanë marr vaksinën kundër COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë vaksinuar 149 mijë e 121 qytetarë.
Në ndërkohë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 25 mijë e 158 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
• Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.
• Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.
• Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
• Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
• Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.
• Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.
• Në total numri i rasteve aktive është 171.
Mbani maskat!