Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius.

Gjatë ditës pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.