Një i vdekur në Suharekë nga COVID-19 dhe 16 raste të reja në tërë Kosovën
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,938 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 16 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,938 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 16 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 107,645 raste dhe 2,251 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (8), Gjakovë (4), Mitrovicë (2), Fushë Kosovë (1), Prishtinë (1).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.218.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Mitrovicë (6), Prishtinë (5), Pejë (2), Vushtrri (2), Istog (1), Lipjan (1), Gllogoc (1).
Në total numri i rasteve aktive është 176./SuharekaOnline/