Hoxhaj: Qeveria Kurti duhet ta zbatoj Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike apo ta sjell një ligj më të mirë
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Pandemia me COVID-19 ka bërë që ekonomia e Kosovës të shënoj rënie të konsiderueshme, duke bërë që shumë prej qytetarëve të humbin vendin e tyre të punës e duke u thelluar kriza ekonomike familjare. Qeveritë […]
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë.
Pandemia me COVID-19 ka bërë që ekonomia e Kosovës të shënoj rënie të konsiderueshme, duke bërë që shumë prej qytetarëve të humbin vendin e tyre të punës e duke u thelluar kriza ekonomike familjare.
Qeveritë e atëhershme kishin ndërmarrur disa pako të rimëkëmbjes ekonomike duke i ndihmuar qytetarëve.
Së fundmi në një seancë të Kuvendit të Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar një pako tjetër të rimëkëmbjes ekonomike.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti duhet që ta zbatoj Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Ndërsa Hoxhaj ka thënë se nëse nuk e zbaton këtë ligj të Rimëkëmbjes Ekonomke, atëherë kjo Qeveri duhet ta sjellë një ligj të ri.
“Ne e kemi ndihmuar një qeveri të pa aftë, të pa gjakë, anemike si ka qenë Qeveria Hoti, që realisht ndihmojmë qytetarin, ekonominë dhe varfërinë në Kosovë e cila është goditur për shkak të pandemisë COVID-19”, tha Hoxhaj.
Poashtu Hoxhaj ka shtuar se ata janë të gatshëm ta ndihmojnë Qeverinë lidhur me Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
“Të gjitha vendet e rajonit kanë pasur nga disa pako të rimëkëmbjes dhe është absurde që Kosova deri më tani nuk ka bërë një mbështetje strukturore për rimëkëmbjen ekonomike”, përfundoi ai në një intervistë për Telegrafin.