Shqetësuese, brenda tre dite mbi 140 aksidente trafiku në Kosovë
Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, 23 prej tyre me […]
Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.
Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, 23 prej tyre me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.
Ndërsa brenda këtyre tre ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 147 aksidente.
SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 16 Maj deri më 18 Maj.
Më 17 Maj është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 55 aksidente, prej tyre një me fatalitet ndërsa 24 me persona të lënduar dhe 31 me dëme materiale.
| Data | Nr. i aksidenteve | Me të lënduar | Me dëme materiale | Me fatalitet |
| 16 Maj | 38 | 14 | 23 | 1 |
| 17 Maj | 55 | 24 | 31 | 0 |
| 18 Maj | 54 | 23 | 31 | 0 |