Dalin rezultatet përfundimtare të konkursit për një infermier/e në QKMF-Suharekë
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 08 prill të këtij viti kishte hapur konkurs për një teknik/e medicinal (infermier/e) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, pas testit me shkrim dhe intervistës Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar për rezultatet përfundimtare, raporton SuharekaOnline. Për këtë […]
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 08 prill të këtij viti kishte hapur konkurs për një teknik/e medicinal (infermier/e) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, pas testit me shkrim dhe intervistës Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar për rezultatet përfundimtare, raporton SuharekaOnline.
Për këtë konkurs për vend pune në QKMF-Suharekë kishin aplikuar 19 kandidatë.
Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim mbajtur më datë: 07.05.2021 dhe intervistës me gojë mabjtur më datë: 14.05.2021 për pozitën: Një Teknik/e medicinal (infermier) në QKMF në Suharekë me 503 pikë pranohet: Fidajie Kukaj.
