Suharekë, shënohet Dita e Infermierisë
Çdo vit, me datën 12 maj, shënohet dita ndërkombëtare e Infermierisë në Kosovë. Kjo ditë shënohet për të njohur kontributet që infermieret bëjnë për shoqërinë. Në janar të vitit 1974, 12 maji u zgjodh për të shënuar ditën e Infermierisë, që korespondon me përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet gjerësisht si themeluese […]
Çdo vit, me datën 12 maj, shënohet dita ndërkombëtare e Infermierisë në Kosovë.
Kjo ditë shënohet për të njohur kontributet që infermieret bëjnë për shoqërinë.
Në janar të vitit 1974, 12 maji u zgjodh për të shënuar ditën e Infermierisë, që korespondon me përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet gjerësisht si themeluese e infermierisë moderne.
Infermieria është një profesion në sektorin shëndetësor e fokusuar në kujdesin e individëve, familjeve dhe komuniteteve në mënyrë që ata mund të arrijnë dhe të mbajnë shëndetin optimal dhe cilësinë e jetës.
Infermieret mund të dallohet nga ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor me qasjen e tyre ndaj kujdesit ndaj pacientit, trajnimit dhe fushës së praktikës.
Ndërsa kjo ditë është shënuar edhe në Suharekë me disa organizime.
Stafi shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, kanë daluar në sheshin “Fadil Vata”, ku po masin tensionin e gjakut dhe përmes disa broshurave paraqitet rëndësia e infermierisë, ku qytetarët mund t’i lexojnë ato.
