Borxhi publik e vetmja mundësi për të dalë nga kriza ekonomike
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Përveç që ka ndikuar negativisht në shëndetin e njerëzve, pandemia ka ndikuar edhe në ekonominë e Kosovës, ku shumë persona kanë humbur vendin e tyre të punës e disa biznese edhe janë mbyllur. Ndërsa hyrja […]
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë.
Përveç që ka ndikuar negativisht në shëndetin e njerëzve, pandemia ka ndikuar edhe në ekonominë e Kosovës, ku shumë persona kanë humbur vendin e tyre të punës e disa biznese edhe janë mbyllur.
Ndërsa hyrja në borxh publik është duke u konsideruar si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza ekonomike.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini për EkonomiaOnline ka thënë se mënyra e vetme për t’a rimëkëmbur ekonominë është hyrja në borxhe publike.
Shahini ka shtuar se edhe për hyrje në borxhe publike kërkohen disa projekte zhvillimore.
Shahini tutje tha se futja në çfarëdo borxhi publik, duhet të bëhet me një program të mirëfilltë, i cili do ta arsyetonte para institucioneve financiare kërkesën për hua.
“…mjetet të shpenzohen për paga dhe mëditje por për projekte zhvillimore publike, kapitale dhe që rrit shërbimin, që rrit konsumin, sepse vet fjala borxh publik do të thotë që me përfitu të gjithë dhe jo me përfituar një sektorë ose punonjësit që punojnë në sektorin publik”, tha Shahini.
Megjithatë Shahini rimëkëmbjen ekonomike e sheh vetëm në vitin 2023, por deri atëherë ai thekson se vendi do të përballet me problem të shumta.