Rukiqi për Festat Zyrtare: S’ka kuptim që brenda vitit të humbën shumë ditë pune vetëm pse festë qëllon në fundjavë

05.05.2021

Pushimi dy ditor në bazë të Ligjit për Festat Zyrtare, për institucionet publike ka ngjallur reagime të shumta. Pasi që 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte ditë e shtunë, për nder të kësaj dite institucionet publike kanë pushuar në ditën e hënë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar lidhur […]

Pushimi dy ditor në bazë të Ligjit për Festat Zyrtare, për institucionet publike ka ngjallur reagime të shumta.

Pasi që 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte ditë e shtunë, për nder të kësaj dite institucionet publike kanë pushuar në ditën e hënë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar lidhur me pushimet zyrtare.

Rakiqi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kërkuar që Ligji për Festat Zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejt që është e mundur.

“Uroj që ‘vikendi’ i porsapërfunduar të jetë alarmi i fundit per çoroditjen që e kemi në kalendarin e festave zyrtare. Ligji për Festat zyrtare duhet të ndryshoj sa më shpejt që është i mundur.

Nuk ka kuptim që brenda vitit të humben mbi 10 ditë pune, vetëm pse një festë zyrtare, qëllon të jetë në fundjavë”, ka shkruar Rukiqi.

Kujtojmë se në Ligjin për Festat Zyrtare në Kosovë bëjnë pjesë 11 festa.

Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me Ligj janë Viti i Ri-1 dhe 2 janari; Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti; Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli; Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji; Dita e Evropës, 9 Maji; Bajrami i Madh, dita e parë; Bajrami i Vogël, dita e parë; Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor; Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar; Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve; Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.

Po ashtu në këtë Ligj janë të përcaktuara edhe tetë ditë tjera memoriale.

“Ditët memoriale janë: 28 Nëntori, dita e shqiptareve; 12 Qershori, dita e paqes; 6 Marsi, dita e Përkujtimit dhe e Respektit për Veteranet; 23 Prilli, dita e turqve; 8 Prilli, dita e romeve; 15 Shkurti, dita e ashkalinjëve; 28 Shtatori, dita e boshnjakeve; 6 Maji, dita e goranëve.