Të dielën ndeshja Ballkani – Feronikeli, i besohet këtij gjyqtari
19.02.2021
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 20-të në Superligë. Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me Feronikelin që do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndeshja do të gjykohet nga Gramos Shala, i cili do të […]
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 20-të në Superligë.
Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me Feronikelin që do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja do të gjykohet nga Gramos Shala, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Fatlum Jashari e Genc Nuza.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Skender Hoxha dhe delegat Agim Hasani.