Kryeziu në Suharekë: Kjo mbështetje është garanci se PDK do jetë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në vazhdën e aktiviteteve kanë mbajtur takimin e radhës me qytetarë. Duke filluar nga ora 19:00, ky subjekt politik është pritur nga qytetarët e Suharekës në shkollën e mesme profesionale në Shirokë. Në këtë tubim ka marrur pjesë edhe kandidati për deputet nga PDK – Suharekë, Florim Kryeziu. Kryeziu i […]
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në vazhdën e aktiviteteve kanë mbajtur takimin e radhës me qytetarë.
Duke filluar nga ora 19:00, ky subjekt politik është pritur nga qytetarët e Suharekës në shkollën e mesme profesionale në Shirokë.
Në këtë tubim ka marrur pjesë edhe kandidati për deputet nga PDK – Suharekë, Florim Kryeziu.

Kryeziu i cili mban numrin 110 ka thënë se në këtë tubim madhështor, kishte një mbështetje të madhe.
Ai tha se kjo mbështetje është garanci se PDK-ja do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryeziu ka falënderuar qytetarët për këtë përkrahje masovike.
Postimi i plotë në Facebook:
Tubim madhështor i Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë.
Kjo mbështetje është garanci se PDK do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të 14 Shkurtit.
Faleminderit për këtë përkrahje masovike.
