Së shpejti pritet përurimi i “Shtëpisë së të Moshuarve” në Gjinoc të Suharekës
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili së bashku bashkë me shefat e grupeve perlamentare të partive në asamblenë komunale sot kanë vizituar Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. Vizita e kryetarit Muharremaj vjen pak kohë pasi që kjo shoqatë ka zhvendosur selinëe saj në “Shtëpinë e të Moshuarve” në […]
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili së bashku bashkë me shefat e grupeve perlamentare të partive në asamblenë komunale sot kanë vizituar Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Vizita e kryetarit Muharremaj vjen pak kohë pasi që kjo shoqatë ka zhvendosur selinëe saj në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc.
Pas takimit Muharremaj ka bërë të ditur se “Shtëpia e të Moshuarve” do të përurohet së shpejti ku njëkohësisht ka falënderuar humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën që ai drejton.
Kujtojmë se shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Halil Kastrati i kanë dhënë shumë nevojtarëve në komunën tonë, si në ndërtimin e shtëpive, atyre që kanë nevojë për shërim, në ushqim e shumëçka tjetër.