KDI: LDK dhe AAK t’i “heqin duart” nga bordet publike

20.10.2020

Sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të 𝒌𝒂𝒑𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕, përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak. “Ndërmarrjet publike janë institucionet më të kritikuara për 𝒑𝒆𝒓𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒏𝒄𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒐𝒃𝒆̈𝒕, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa […]

Sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të 𝒌𝒂𝒑𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕, përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak.

“Ndërmarrjet publike janë institucionet më të kritikuara për 𝒑𝒆𝒓𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒏𝒄𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒐𝒃𝒆̈𝒕, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa prej tyre ndodhen buzë falimentimit. Sidoqoftë, të njëjtat po vijojnë të shërbejnë si strehë për akomodimin e njerëzve partiak nga subjektet politike që qeverisin me vendin. Kjo është reflektuar edhe gjatë emërimeve të fundit të bordeve të ndërmarrjeve të rëndësishme si Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, ku janë caktuar individë të cilët kanë garuar për poste publike nën 𝒍𝒐𝒈𝒐𝒏 𝒆 𝑳𝑫𝑲-𝒔𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑨𝑨𝑲-𝒔𝒆̈ “.

KDI vlerson që vendosja e individëve me prapavijë partiake në pozita të përkohshme në këto borde, pa respektuar procedurat e konkursit publik, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.

KDI i bën thirrje Qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika.