Nuk e respektoi vetizolimin, Policia inicon rast ndaj një qytetari në Gjinoc
11.08.2020
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka inicuar rast ndaj 19 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Rastet e mosrespektimit të dispozitave shëndetësore kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Gjakovë. Në fshatin Gjinoc të hënën rreth orës 10:35 raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për […]
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka inicuar rast ndaj 19 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Rastet e mosrespektimit të dispozitave shëndetësore kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Gjakovë.
Në fshatin Gjinoc të hënën rreth orës 10:35 raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vet-izolim, shkruan SuharekaOnline.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.