Kryeministri Kurti tregon se kur do të hiqet taksa dhe kur do të ndodhë liberalizimi i vizave

10.03.2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se taksa nuk do të hiqet pa pasur konsensus të plotë në mes të partnerëve në Qeveri. Kryeministri Kurti kishte deklaruar në një konferencë shtypi se taksa për produktet serbe dhe boshnjake, do të hiqet për lëndën e parë me datën 15 mars, megjithatë duket se […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se taksa nuk do të hiqet pa pasur konsensus të plotë në mes të partnerëve në Qeveri.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar në një konferencë shtypi se taksa për produktet serbe dhe boshnjake, do të hiqet për lëndën e parë me datën 15 mars, megjithatë duket se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Kurti ka komentuar edhe takimin e sotëm me emisarët evropianë, duke deklaruar se shpresoj që liberalizimi do të ndodhë para Samitit të Zagrebit.

“Jam politikani i parë që bëhem kryeministër pa premtuar liberalizimin. Nuk do ta pramtoj as tani ngase nuk është në dorën tonë. Ne do ta luftojmë korrupsionin, sepse nuk e kemi imazhin e mirë” ka thënë Kurti.