Prizren: Nuk e respekton arrestin shtëpiak, kërcënon tre anëtarët e familjes
Një i dyshuar për vepër penal nuk e ka respektuar vendimin e arrestit shtëpiak të Gjykatës së Prizrenit. Ai, ka kërcënuar tre anëtarët e familjes së tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kanosë tre familjarët e tij për shkak se ata […]
Një i dyshuar për vepër penal nuk e ka respektuar vendimin e arrestit shtëpiak të Gjykatës së Prizrenit.
Ai, ka kërcënuar tre anëtarët e familjes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kanosë tre familjarët e tij për shkak se ata e kishin lajmëruar në polici”, njofton Policia e Kosovës.
“I dyshuari kishte qenë nën masën e arrestit shtëpiak dhe i njëjti me vendim të gjyqtarit është ndaluar në mbajtje deri në ndonjë vendim tjetër që do ta marr gjykata. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit”.