Paralajmërohen erëra të forta, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

13.11.2026

Qytetarët janë apeluar të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta të paralajmëruara.

Përmes një njoftimi, qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme, si dhe të kenë kujdes nga kulmet, llamarinat dhe materialet e tjera që mund të shkëputen si pasojë e erës.

Gjithashtu, rekomandohet që të sigurohen objektet në oborre dhe ballkone që mund të barten nga era, ndërsa automjetet të mos parkohen pranë drunjve apo objekteve që paraqesin rrezik.

Në njoftim theksohet se siguria e qytetarëve është prioritet, ndërsa bëhet thirrje për kujdes gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura.