Policia zbarkon në disa lokacione në Suharekë, aksion për lojërat e fatit dhe kriptovalutat

1 orë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në komunën e Suharekës, në kuadër të veprimeve kundër aktiviteteve të kundërligjshme që lidhen me lojërat e fatit dhe kriptovalutat.

Sipas burimeve të Suhareka Online, aksioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione në territorin e komunës së Suharekës.Burimet e Suhareka Online bëjnë të ditur se aksioni ka në fokus aktivitetet që lidhen me lojërat e fatit dhe kriptovalutat.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me rezultatet e aksionit, ndërsa pritet të mësohet nëse ka persona të shoqëruar apo pajisje të sekuestruara.

Suhareka Online do të përcjellë nga afër zhvillimet dhe do t’ju informojë për detajet e reja.