Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në orën 15:00

04.11.2026

Banorët e Suharekës dhe të gjashtë fshatrave përreth do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit”.

Sipas njoftimit të Njësisë së Suharekës, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

Lokalitetet që do të preken nga kjo ndërprerje janë: Gelanca, Gjinoci, Tërrnja, Leshani, Nepërbishti, Shiroka dhe qyteti i Suharekës.

Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të energjisë elektrike në stacionin e pompave.