Kryqi i Kuq në Suharekë ndihmon 30 familje me pako ushqimore në muajin e solidaritetit

20 orë

Në kuadër të muajit të solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – dega në Suharekë, në bashkëpunim me shoqatën “Papuçarët”, ka ndihmuar 30 familje në komunën e Suharekës me pako ushqimore.

Ky aktivitet humanitar kishte për qëllim mbështetjen e familjeve në nevojë, duke u ofruar atyre ndihmë konkrete në këtë periudhë.

Me këtë rast, Kryqi i Kuq – dega në Suharekë ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për anëtarët e shoqatës “Papuçarët”, të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti dhe kontribuuan në realizimin e tij.

Në emër të familjeve përfituese dhe Kryqit të Kuq, është vlerësuar kontributi humanitar dhe solidariteti i treguar nga anëtarët e shoqatës.