Bali Muharremaj pret Kryetarin e Troisdorfit dhe delegacionin gjerman në Suharekë

14 orë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Qytetit të Troisdorfit në Gjermani, Alexander Biber, dhe Drejtorin Menaxhues të TROWISTA-s, Alexander Miller, të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Düsseldorf, Behar Isma.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, forcimin e lidhjeve miqësore dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.

Pas takimit, delegacioni ka vizituar fshatin Mushtisht, ku është ndalur në qendër të fshatit, pranë tabelës që simbolizon mirënjohjen e komunitetit për kontributin e dhënë në zhvillimin e tij.

Muharremaj ka shprehur mirënjohje për vizitën, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit që dëshmohet përmes veprave konkrete në dobi të komunitetit.

Ai ka falënderuar mysafirët nga Gjermania për respektin dhe miqësinë që i bashkon me Suharekën.