Greikoci sot gjashtë orë pa rrymë – KEDS njofton për punime në rrjet

16.10.2026

Fshati Greikoc i Komunës së Suharekës do të mbetet sot, më 16 tetor, pa energji elektrike për gjashtë orë, si pasojë e punimeve të planifikuara nga KEDS.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 15:00 dhe lidhet me punimet në daljet 10 kV Korisha dhe 10 kV Malësia e Re, që furnizohen nga nënstacioni Prizreni 3.

Arsyeja e ndërprerjes është rregullimi i vërejtjeve të identifikuara gjatë inspektimit të rrjetit me dron, ndërsa punimet do të realizohen për arsye sigurie.

KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve gjatë kohës së realizimit të punimeve.