Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

14.10.2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, të dyshuar për përfshirje në një grup kriminal të organizuar që merrej me kontrabandimin e migrantëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit me inicialet B.H., A.B., Sh.T., E.Zh., G.Sh., A.M. dhe L.A. dyshohet se gjatë viteve 2023-2024 kanë vepruar në territorin e Kosovës si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm material përmes kontrabandimit të migrantëve.

Ndaj tyre është ngritur aktakuzë për veprat penale “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.

Rasti tashmë pritet të trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë.