Ndryshon orari i tubimit: Sonte në ora 19:00 në Sheshin “Skënderbeu”

02.10.2026

Sonte mbahet nata e 17-të e tubimit në Sheshin “Skënderbeu”, në mbështetje të UÇK-së dhe kërkesës për drejtësi.

Organizatorët kanë njoftuar se nga sonte ndryshon edhe orari i tubimit. Takimi do të nisë në ora 19:00, në Sheshin “Skënderbeu”.“17 net rresht. Për UÇK-në. Për drejtësi”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Qytetarët janë ftuar që t’i bashkohen tubimit sonte në ora 19:00.