Albana Bytyqi caktohet në tri komisione parlamentare, njëri prej tyre si nënkryetare
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albana Bytyqi, ka bërë të ditur se në këtë mandat do të ushtrojë përgjegjësi në tri komisione parlamentare.
Foto: Ilustrim
Sipas saj, me propozimin e Grupit Parlamentar të Aleancës, Bytyqi është caktuar nënkryetare e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ajo do të jetë gjithashtu anëtare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, si dhe e Komisionit për Shëndetësi.
“Me përkushtim dhe përgjegjësi do të vazhdoj punën në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Bytyqi.
