Hap historik për Shqipërinë, bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis
Shqipëria pritet të bëhet pjesë e Marrëveshjeve Artemis, një nismë ndërkombëtare që synon të promovojë eksplorimin paqësor, të sigurt dhe transparent të hapësirës.
Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet më 21 shtator 2026 në selinë e NASA-s në Washington, ku Shqipëria pritet të bëhet vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme.
Marrëveshjet Artemis përfshijnë një sërë parimesh praktike për bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin civil të hapësirës, duke përfshirë Hënën, Marsin dhe destinacione të tjera përtej Tokës.
Nisma synon të rrisë sigurinë, transparencën dhe koordinimin mes vendeve pjesëmarrëse në misionet e ardhshme hapësinore.
Nënshkrimi në selinë e NASA-s shënon një hap të rëndësishëm për përfshirjen e Shqipërisë në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e eksplorimit të hapësirës.
