Hamza: Vendi është futur në një situatë të panjohur, rastin do ta dërgojmë në Kushtetuese

11.09.2026

Pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, deputetët e kësaj partie kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Hamza: Vendi është futur në një situatë të panjohur, rastin do ta dërgojmë në Kushtetuese Foto: Ilustrim

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar zhvillimet në seancë, duke thënë se situata aktuale po e dëmton vendin dhe po e çon atë në një situatë të panjohur.

Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Vendi është futur në një situatë të panjohur dhe po dëmtohet. Nuk po u bën përshtypje anarkia totale, mosrespektimi i Kushtetutës. Ne do ta dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Hamza.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën konstituive, ku në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve. Pas mungesës së dakordimit për votim në pako, propozimet po votohen veç e veç.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More