Nga 25 gushti devijohet komunikacioni në rrugën “Brigada 123”

24.08.2026

Komuna e Suharekës ka njoftuar se nga e marta, 25 gusht 2026, do të bllokohet përkohësisht për qarkullim rruga “Brigada 123”, në pjesën e hyrjes në shesh.

Nga 25 gushti devijohet komunikacioni në rrugën “Brigada 123” Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të komunës, bllokimi bëhet për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit “Rregullimi i ujëmbledhësit të sheshit”.

Gjatë punimeve, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë do të jetë i pamundur, ndërsa komunikacioni do të devijohet në rrugët alternative.

Komuna ka apeluar te qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet për devijimin e qarkullimit.

Për rihapjen e rrugës për qarkullim, qytetarët do të njoftohen me kohë, varësisht nga ecuria e punimeve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More