Lirimi nga taksat doganore për duhanin: Dogana e Kosovës njofton kufijtë e lejuar për udhëtarët
Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të informohen dhe t’i respektojnë rregullat në fuqi lidhur me produktet e duhanit që mbajnë me vete. Sipas njoftimit zyrtar, mallrat e destinuara për përdorim personal përfitojnë nga lirimi prej detyrimeve doganore vetëm nëse nuk i kalojnë sasitë e përcaktuara me ligj.
Kufijtë sasiorë të lejuar për çdo udhëtar përfshijnë:
Cigare: deri në 200 copë
Cigarillos: deri në 100 copë (me peshë jo më shumë se 3 gramë secila)
Puro: deri në 50 copëDuhan për tymosje: deri në 50 gramë
Përzierje: një kombinim proportional i produkteve të sipërpërmendura
Autoritetet doganore rikujtojnë se këto rregulla zbatohen rreptësisht në pikat kufitare dhe ftojnë udhëtarët të tregohen të kujdesshëm për të shmangur vonesat ose penalizimet e mundshme gjatë kalimit të kufirit.
