Një pikë negative dhe 150 euro gjobë për shoferin në Suharekë
Një shofer është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative pasi lejoi një pasagjer të nxirrte trupin jashtë automjetit gjatë qarkullimit në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Foto: Ilustrim
Rasti ishte raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë” më 15 gusht 2026. Në pamjet e dërguara në polici shihej një person duke dalë përmes xhamit të kulmit të automjetit.
Pas hetimeve, më 18 gusht policia ka identifikuar kundërvajtësin, ndaj të cilit është shqiptuar masa përkatëse.
Për shkeljen e rregullave të komunikacionit, shoferi është dënuar me 150 euro gjobë dhe një pikë negative.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
