Përfundon votimi i delegatëve të LDK-së, nis numërimi i votave

30.07.2026

Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku 328 delegatë kanë votuar për votëbesimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Pas përfundimit të votimit, komisioni përkatës pritet të nisë numërimin e fletëvotimeve. Rezultati zyrtar pritet të bëhet publik para orës 22:00.

Delegatët e LDK-së kanë votuar për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë mandatin e tij në krye të partisë, në një proces të jashtëzakonshëm që është zhvilluar mes zhvillimeve dhe debateve të shumta brenda strukturave të LDK-së.

Vëmendja tashmë është përqendruar te rezultati i votimit, i cili do të përcaktojë të ardhmen e Abdixhikut në krye të partisë.