Raportohet se një 20-vjeçar ka humbur jetën pas shembjes së kranit në Prishtinë

28.07.2026

Një 20-vjeçar raportohet se ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një krani në një vendpunishte në rrugën A, në Prishtinë.

Sipas raportimeve, pas incidentit dy persona kishin mbetur nën rrënoja. Të dy janë nxjerrë nga ekipet emergjente dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e incidentit.