Inspektohen auto-parkingjet, evidentohen shkelje ligjore e shmangie tatimore

22.07.2026

Në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe parregullsive administrative, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli në disa auto-parkingje në rajonin e Prizrenit dhe Suharekës.

Aksioni është realizuar nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe në bashkëpunim të ngushtë me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës, si dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë.​

Gjatë inspektimeve të kryera më 21 korrik, zyrtarët kompetentë kanë evidentuar një sërë shkeljesh ligjore në disa nga bizneset e kontrolluara. Ndaj subjekteve ku janë konstatuar parregullsi janë ndërmarrë menjëherë masat përkatëse ligjore nga institucionet kompetente.