Mesazh kërcënues ndaj një polici, përfundon në pranga i dyshuari në Prizren
Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një zyrtar policor.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, i kishte dërguar viktimës një mesazh me përmbajtje kërcënuese. Hetimet fillestare tregojnë se kanosja dyshohet të ketë lidhje me një rast penal që ishte hetuar më parë nga zyrtari policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
