I dehur tenton ta marrë veturën pa respektuar rregullat, kërcënon policët në Suharekë

04.07.2026

Një person është ndaluar nga Policia në Suharekë pasi dyshohet se ka tentuar ta marrë automjetin nga parkingu pa i respektuar procedurat ligjore, ndërsa më pas ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 korrik 2026, rreth orës 07:25, në parkingun e automjeteve në Suharekë. Ankuesi ka raportuar se i dyshuari kishte tentuar ta merrte automjetin në kundërshtim me rregullat ligjore.

Policia bën të ditur se gjatë shoqërimit në stacion, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 6 orë, derisa të këndellet, pasi ndodhej nën ndikimin e alkoolit. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.